Abdixhiku i zhgënjyer: Mesazhet janë nxjerrë nga brenda Kryesisë për ta dëmtuar LDK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku i zhgënjyer: Mesazhet janë nxjerrë nga brenda Kryesisë për ta dëmtuar LDK-në

    Insajderi
    29 May 2025 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj publikimit të disa komunikimeve të brendshme të Kryesisë në media, duke e cilësuar këtë si veprim të qëllimshëm për të dëmtuar partinë.

    Ai tha se është zhgënjyes fakti që persona brenda Kryesisë, të cilën vetë e udhëheq, kanë dalë me informacione konfidenciale.

    Sipas tij, ky veprim është bërë me qëllim të qartë politik për të goditur LDK-në.

    “Vetmin dëshpërim që e kam dhe vazhdoj ta kem është që ka njerëz, në Kryesinë time, që megjithatë komunikimet e brendshme i nxjerrin jashtë me qëllim për ta dëmtuar partinë”, tha Abdixhiku në Pressing, përcjell Insajderi.

    I pyetur drejtpërdrejt nëse janë anëtarë të Kryesisë ata që i kanë publikuar mesazhet, ai u përgjigj: “Po, ndryshe s’kanë dalë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark