×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku ia kishte besuar të kandidonte për kryetar të Mitrovicës, Agolli i bashkohet “Lista për Familjen”

    Insajderi
    01 October 2024 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Profil me nam botëror”. Kështu iu kishte referuar Armend Agollit kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, kur e kishte prezantuar si prurje të re pak para zgjedhjeve lokale. Agolli më pas kishte kandiduar për kryetar të Mitrovicës nga radhët e LDK’së, ku kishte humbur zgjedhjet. Sot ai është pare bashkë me anëtarët e “Lista për Familjen”.

    “Sot Dega e LDK-së në Mitrovicë ka dërguar si propozim emrin e tij. Me kënaqësi shumë e pranoj dhe do t’ia propozojë Kryesisë sonë për aprovim. Jam jashtëzakonisht i lumtur që profile të tilla – emra me nam botërorë / na bashkohen e bashkëudhëtojnë në rrugëtimin e madh për kthimin e LDK-së”, thuhej në njoftimin e Abdixhikut për prurjen e Agollit në LDK, shkruan Insajderi.

    Mirëpo sot Agolli u pa në konferencë përkrah Ferid Aganit dhe Eman Rrahmanit, që tashmë janë pjesë e iniciativës politike “Lista për Familjen”.

    Agolli pasi kishte humbur zgjedhjet ishte përjashtuar nga LDK-ja nën akuzat se kishte bashkëpunuar me PDK-në.

    Ish-kandidati i LDK’së iu kishte kundërvyer partisë së Abdixhikut, duke thënë se kishte gabuar në analizë kur kishte folur për LDK’në.

    “Mirëpo zhvillimet e fundit ne dege e deshmuan se e kishim gabim, dhe se ketu ka ende te atille qe mendojne vetem per veten dhe per interesat personale. Te tilleve po u them edhe njehere, shkurt-e-shqip: LDK as nuk ka qene, as nuk eshte, dhe as nuk do te jete kurre as monarki, dhe as parti private. LDK ka qene, eshte dhe do te mbetet parti e vlerave, parti institucionale, parti e parimeve dhe si e tille, nje parti qe njerezit i bashkon brenda vetes duke i respektuar interesat e tyre te perbashket shoqëror”, kishte shkruar Agolli para tre vjetësh.

    “Te gjithe ata qe LDK’ne nuk e shohin dhe nuk e perjetojne si te tille, eshte koha e fundit te leshojne rruge. Ose, do te mbesin pa rruge. As “monarket” brenda Deges se LDK’se ne Mitrovice sigurisht se nuk perbejne perjashtim ne kete drejtim”, kishte thënë tutje Agolli.

    Në arsyetimin e degës së LDK-së në Mitrovicë thuhej se Agolli është përjashtuar pasi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ka vepruar në kundërshtim me interesat e partisë.

    “Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosoves në Mitrovicë në mbledhjen e mbajtur sot, me votë unanime, ka përjashtuar nga grupi parlamentar dhe funksionet tjera të partisë , Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imeri. Të lartpërmendurit që nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”, thuhej në njoftimin e degës së LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark