Abdixhiku: Jemi një ditë larg fitores, krejt Kosova LDK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Jemi një ditë larg fitores, krejt Kosova LDK

    Insajderi
    08 February 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj. Nga ky tubim kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.

    Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.

    “Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark