Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka qenë për vizitë në Strellc të Deçanit.
Më pas, ai së bashku me disa kandidat për deputetë nga ky subjekt, kanë shkuar në fshati Kotradiq.
Ku është bërë zbulimi i plakës përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!