×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku keqpërdorë një fëmijë 9 muajsh për fushatë parazgjedhore

    Insajderi
    28 September 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore do të filloj në janar të vitit të ardhshëm, Lumir Abdixhiku që moti e ka filluar atë.

    Nëpërmjet disa postimeve në profilin e tij në Facebook kemi pasë rastin ta shohim atë të shkoj për vizitë në disa rajone të vendit.

    Së fundmi ai ka publikuar një video, të cilën shumëkush do ta cilësonte si skandaloze.

    Një foshnje e vogël, brenda 43 sekondave u shfaq 6 herë. Pra, kryetari i LDK-së vendosi që të ekspozoj para publikut një fëmijë të vogël, teksa ai dëgjohej duke dhënë premtime se si do ta ndërtonte “Ministrinë e Familjes”.

    Kjo qasje e Abdixhikut nuk është e re. Edhe në të kaluarën kandidatët për pozita të ndryshme shfrytëzonin fëmijët për fushatë.

    Hiç më larg se në vitin 2021, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i bëri apel subjekteve politike që fëmijët të mos jenë pjesë e fushatës së tyre.

    Sipas KOMF, përfshirja e fëmijëve në fushatë elektorale përbën shkelje të të drejtave të tyre, shfrytëzim, e në të njëjtën kohë nuk është në interesin më të mirë të fëmijës.  

    Po ashtu sipas kësaj organizate një gjë e tillë është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark