Abdixhiku kërkonte nga Prokuroria që të hetohej Dejona Mihali e “Grupit të Tiranës”, Abazi tha se ajo kontrollon VV'në – Kush është ajo? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku kërkonte nga Prokuroria që të hetohej Dejona Mihali e “Grupit të Tiranës”, Abazi tha se ajo kontrollon VV’në – Kush është ajo?

    Insajderi
    16 February 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i Dejona Mihalit si një figurë me pushtet në Lëvizjen Vetëvendosje ka kohë që është përmendur brenda skenës politike vendore, shkruan Insajderi.

    Kryesisht si pjesë e “Grupit të Tiranës” të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën kishin pësuar debakël të madh kur ishin futur në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

    Vetëm 3 mijë e 541 vota kishin shënuar në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 në Shqipëri. Në ato palë zgjedhje, “Grupi i Tiranes” kishte pasur edhe mbështetjen e Kryeministit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili kishte qenë i përfshirë aktivisht në fushatë.

    Ky grup, pas dështimit atje, ka zbarkuar në Kosovë. Të njohur kryesisht për gjuhën linçuese dhe të ashpër ndaj opozitës kosovare, ata kanë tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut.

    Prej linçimin ndaj grevistëve të arsimit e deri te diskursi antiperëndimor, kryesisht ndaj zyrtarëve të lartë ndërmjetësues evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Dejona Mihaili, Elvis Hoxha, Hysamedin Feraj e të tjerë, kanë qenë vokalë.

    Ishte Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili madje i kishte bërë ftesë edhe prokurorisë në vend që të nisnim hetimet ndaj këtij “Grupi të Tiranës”.Abdixhiku thoshte se ky grup “mision politik ka largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane”.

    “Shpjegim nuk kam sikur se Grupi i Tiranës që bën politikat shtetërore të Kosovës. Grupi i Tiranës që ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane. Ideologët e VV-së që bëjnë luftë hibride dhe paraqesin shtyllat identitare të programit qeveritar dhe ua shkruajnë fjalimet e të gjithë grupit parlamentar të VV-së”.

    “Ato fjalime e mesazhe politike ndaj aleatëve të Kosovës. Po ti dëgjosh ata, SHBA-ja është shitur. I kërkoj institucioneve të vendit që të bëjnë verifikimin e tyre pasi misioni i tyre është që të prishen marrëdhëniet me partnerin tonë kryesor”, pati thënë Abdixhiku në T7.

    “Po flas për një grup të Tiranës që familjet i mbajnë jashtë Kosovës dhe vijnë si parashutistë e që po bëjnë politika anti-kombëtare, anti-shqiptare dhe anti-amerikane. Po bëj thirrje për herë të tretë sot. Po flas për këta, e po mundohen të më bëjnë si politikan kundër Shqipërisë. Jo kjo nuk qëndron. Unë me Edi Ramën dhe Sali Berishën kam raporte shumë të mira. Ne bisedojmë”, pati thënë ai.

    Ndërkaq, vetëm sot, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e çoi edhe më lartë pretendimin e tij kur tha se partia të cilës i përket kontrollohet pikërisht nga Dejona Mihaili.

    “Zonja Mihaili nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark