×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Kosova është bërë vend i zymtë sepse ndarja kombëtare ka arritur në nivele të paimagjinueshme

    Insajderi
    04 December 2024 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës po mban Këshillin e Përgjithshëm ku do të zbulohet lista prej 110 kandidatëve për deputetë.

    Në të, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kosova është bërë vend i zymtë, prandaj sipas tij, ndarja kombëtare ka arritur nivele të paimagjinueshme, ku siç tha, një shoqëri kaq e copëtuar, duhet fillimisht ta shërojë veten.

    “Në vendin tonë s’ka vend për njerëz që përcjellin gazetarë. S’ka vend për sulme ndaj medieve, kur një pushtet kërkon që lajmet të merren veç nga ata duhet të kuptojmë që ka problem të funksionimit shtetëror. S’ka vend ndaj sulmeve kundër drejtësisë. Pushteti është subjekt i drejtësisë, një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të mendojë për intencat në shtet. Betohemi në Kushtetutë e jetojmë mbi këtë Kushtetutë. Është e shenjtë, nuk shkelet e nuk përdhoset. Hajnia duhet të jetë moralisht e gabuar”, tha Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark