Abdixhiku: Kosova nuk e meriton një ditë të tillë, kërkojmë përgjegjësi politike nga kryeministri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku: Kosova nuk e meriton një ditë të tillë, kërkojmë përgjegjësi politike nga kryeministri

    Insajderi
    14 June 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga ana e Serbisë.

    Abdixhiku ka thënë se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

    “Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

    Postimi i plotë i tij:

    Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.

    Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.

    Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.

    Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark