Abdixhiku: Kosova shtet ligjor, evropian e normal po vjen, LDK po vjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Kosova shtet ligjor, evropian e normal po vjen, LDK po vjen

    Insajderi
    04 February 2025 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më 9 shkurt, LDK vjen në pushtet.

    “Kosova, shtet ligjor, shtet evropian, shtet normal, po vjen! LDK po vjen”, ka thënë Abdixhiku në tubimin e madh në Lipjan. “Le ta themi qartë, që të na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, ka thënë Abdixhiku.

    Ai ka thënë po ashtu se po vjen edhe një qeveri e re që punon për popull.

    “Dhe me ketë Kosovë, i dashuri Lipjan, i dashuri Imri, po vjen edhe një qeveri e re, që punon për ju, që ju mbështet ju, që ju ndihmon si qytetarë të barabartë të kësaj Republike, jo që ju lufton vetë pse jeni me Lidhjen Demokratike! Për katër vjet ju kanë lënë vet. Për katër vjet e ardhshme, s’do të jeni vet”, ka thënë Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark