Abdixhiku kritikon qeverinë Kurti: Qeveri praktikantësh, kemi vdekje më së shumti në botë për kokë banori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku kritikon qeverinë Kurti: Qeveri praktikantësh, kemi vdekje më së shumti në botë për kokë banori

    Insajderi
    23 September 2021 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. E quan qeveri praktikantësh.

    “Të tillë, janë. Po mësohen, po mësohen në shtet”, thotë Abdixhiku.

    “Një pjesë e madhe e tyre edhe s’kanë pasur përvojë, s’kanë menaxhuar asnjëherë, s’kanë pasur punë asnjëherë, nuk e dinë ndjenjën e uljes pas tavolinës së punës. Te tjerët janë duke u mësuar me shtet”, shtoi ai.

    “Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë, kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor. Kur kemi vdekje më së shumti për kokë banori në botë”, thotë Abdixhiku.

    “Në kohën kur të kanë vdekur 30 njerëz në ditë e ke zgjatur orarin e diskotekave, në kohën kur ka kaluar një muaj pa marrë asnjë masë tregon se s’ke lidhje se si bëhet menaxhimi i pandemisë. Gjëja e parë është të marrësh përgjegjësi, jo të lavdërohesh”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark