Abdixhiku: Kurti me politika populliste i ka degraduar relacionet e vendit me Amerikën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku: Kurti me politika populliste i ka degraduar relacionet e vendit me Amerikën

    Insajderi
    05 January 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga amabasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Në të cilën ky i fundit ka deklaruar se tani për tani nuk është e mundur të këtë njohje të ndërsjellt mes Kosovës dhe Serbisë.

    Abdixhiku në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se njohja e pavarsisë së Kosovës nga Serbia ka qenë politikë qendrore e administrates Biden dhe se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për popullin dhe vendin tonë.

    Por, sipas tij pas dy viteve të Albin Kurtit në qeverisje pozicioni i Kosovës është rënduar qartazi. Pasi aleati kryesor i Kosovës, Amerika tashmë ka deklaruar se nuk është koha për njohje.

    Ky qëndrim vjen si pasojë e papërgjegjësisë populliste që për politikë turmash jo që s’arriti të përfitojë nga kjo administratë, por pariparueshëm degradojë relacionet në qëndrime që tani dhe normalizojnë mosnjohjen. Dhe kështu, si në asgjë, në momentin më të mirë në dekada për Kosovën, e në momentin më të rëndë për Serbinë e aleatin e saj Rusinë – Qeveria e Kosovës bëri të pabëshmën, regresoj në fundament me partnerë strategjik duke i dhënë një dhuratë të papritshme kundërshtarit tonë historik”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai ka shtuar se liderët e Kosovës e kanë detyrim të i tregojnë popullit se si u arrit ky përfundim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark