Ka përfunduar takimi i kryeministrit Kurti me liderët e partive opozitare.
Pas përfundimit të takimit, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kurti nuk kishte ndonjë plan konkret për të prezantuar përpos deklaratat e njëjta që i ka bërë publike tashme, “Nuk kuptuam diçka të re“, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai thotë se Kurti nuk ka plan.
“Në këtë takim nuk kuprtuam diçka me të re se sa deklarimet publike që kryeministri i ka pasur, nuk kam ndonjë plan konkret për të zgjidhur çështjes së re të krijuar në veri të vendit. Dhe nuk pam ndonjë lëvizje për bashkëpunim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, deklaroi ai.
Sipas tij, LDK ishte e qartë në kërkesat e saja.
“Kërkojmë koordinim të plotë me aleatët tanë për të stabilizuar situatën ne veri të vend si dhe i japim mbështetje për të vendosur ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës”, thotë ai.