Abdixhiku: Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Abdixhiku: Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”

    Insajderi
    03 March 2023 - 01:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së: Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”

    Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka numëruar pikat që sipas tij kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar nga të qenit opozitar.

    “Narrativa e orëve të vona shndërrohet në përrallë dhe tash pamë përrallën që Kurti ka ndryshuar. Nga ‘Jo negociata. Vetëvendosje’, nga kërkim falja para dialogut ka përfunduar në dialog pa kushte, nga ballafaqimi me të kaluarën, ka përfunduar në tejkalim të saj, nga njohja në qendër, në neutralitet. Kishte gjashtë kushte tash asnjë. Ky është përralla e mosndryshimit”, është shprehur Abdixhiku.

    “Nëse ndryshimi ka formë, duke kështu [si Kurti]. Thatë se jeni vetë. Jeni vetë sepse keni bërë përçarje, sepse jeni populist dhe mendjen e keni te votat”.

    Abdixhiku ka thënë se Kurti po thotë “Jo ‘Zajednica’, po asociacioni”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark