Tallje dhe shpifje, e quajti Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, adresimin në Kuvendin e Kosovës të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Është shpifje e madhe të thuash që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë në komunikim me ndërkombëtaret”.
“Tani po ta them kështu. Me siguri të ndihmon. Kryesia e LDK-së ka dalë publikisht ka thënë se marrëveshja duhet të jetë finale, ligjërisht e obligueshme dhe duhet të ketë njohjen në qendër”.
Çdo devijim nga kjo pozitë është devijim i rëndë, tha Abdixhiku për një marrëveshje bazë e cila nuk përmban njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi.
“Ti mund të bësh shfaqje e komedi. Është tragjedi e madhe të devijohet nga kjo”, tha Abdixhiku.