Abdixhiku: Kurtit i kam thënë po vij te ti në tubim elektoral dhe debatojmë – ti me publik, unë veç vet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: Kurtit i kam thënë po vij te ti në tubim elektoral dhe debatojmë – ti me publik, unë veç vet

    Insajderi
    06 February 2025 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë mbetur edhe dy ditë fushatë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, por kandidatët për kryeministër nuk i kemi parë në një ballafaqim të përbashkët. Ai që po i ik çdo ballafaqimi të mundshëm me këdo qoftë, është kryeministri Albin Kurti.

    Por, kandidati i LDK-së për kryeministër, i ka bërë thirrje publike Kurtit që të zgjedh cilin do tubim të Vetëvendosjes, që të ballafaqohen për të parin e ekzekutivit për katër vitet e ardhshme.

    Madje siç thotë ai, Kurti me të gjithë simpatizantët e Abdixhiku vetë.

    “Populli vendos, le të na shiqoj, unë jam shumë transparent, nuk kam sha, nuk do të shaj, nuk do të përçaj, nuk do të ndaj. Kemi kundërshtar mjaft jashtë, jemi pak për me u nda, dua të flas për projekte, hajde flasim për këto projekte”.

    “E kam ftu edhe kryeministrin në debat, i kam thanë po të vi edhe në tubim elektoral, e kam mendu edhe e mendoj, zgjidhe një tubim elektoral, në mikrofon ti aty, unë këtu, urdhëro flasim. Ti me publik, unë veç vet. Unë nuk i fiksohem ballafaqimit”, tha ndër të tjera Abdixhiku në Rubikon të Klan Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark