Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata dhe se si ato humbasin peshën para humbjes së vet shpresës.
Në ‘Turneun e Ndryshimit’ në Fushë Kosovë, Abdixhiku tha se qytetarët e Kosovës, kanë halle e brenda për vendet e punës, për pagat e tyre, shkollat e spitalet.
“Për këto brenga ata nuk marrin ndihmën e shtetit. Për këto brenga ata dëgjojnë rrëfime qeveritare se si jeta e tyre e vështirë nuk është e vërtetë! Sepse Kosova, në sy të pushtetarëve, është në hov të paprecedentë! E vërteta e rëndë e jetesës së zymtë kosovare është veçse një luftë hibride”, tha Abdixhiku, duke aluduar në deklaratën e zyrtarëve të partisë në pushtet.
“Le t’ua tregojmë këtë luftë hibride se si duket në kuti të votimeve! Le ta shohin të vërtetën tuaj nga sytë e juaj më 9 shkurt”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ka ripërsëritur sërish zotimin për rritjen e koeficinetit 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes.