Abdixhiku: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotëni, as s’dëshiron e as s’pretendon ta anashkalojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotëni, as s’dëshiron e as s’pretendon ta anashkalojë

    Insajderi
    21 February 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do ta respektojë vullnetin e qytetarëve, shkruan Insajderi.

    Abdixhiku tha se LDK nuk ka ndërmend të anashkalojë askënd.

    “Siç kam deklaruar vazhdimisht, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotëni. As nuk dëshiron dhe as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të veprojë në përputhje me këtë vullnet me plot përgjegjësi, siç do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesve tanë,” ka shkruar ai në Facebook, duke njoftuar gjithashtu për takimin me ambasadorët dhe përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, BE-së, Francës dhe Italisë.

    Theksojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, LDK është renditur partia e tretë në nivel vendi, rrjedhimisht që do të qëndrojë në opozitë në rast se nuk shqyrton mundësinë e ndonjë koalicioni.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark