Abdixhiku: LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare

    Insajderi
    29 May 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton është shtëpia politike e mërgatës shqiptare.Ai të dielën ka qenë në Bruksel ku është takuar me bashkatdhetarë dhe bashkëpunëtorë të LDK-së, ku është shënuar 32 vjetori e veprimit të LDK-së në Beneluks.

    “Me struktura tona partiake, shënuam dhe 32 vjetorin e veprimit të LDK-së në Beneluks. Janë 32 vite të kontributit të jashtëzakonshëm të veprimtarëve e veprimtareve tona që i dhanë Kosovës mbështetje fundamentale në të gjitha etapat historike”, ka shkruar Abdixhiku.Kreu i LDK-së ka thënë se këto vizita janë në diasporë janë thirrje për bashkim në projektin e ri të LDK-së.
    “Vizita jonë nëpër mërgatë është ftesë për ndërtimin e urave të ardhme mbi trashëgiminë e së shkuarës. Është thirrje për bashkim në projektin tonë politik “Lidhja për të ardhmen”. Tubimet e takimet tona në Zvicër e Belgjikë janë përgjigje të qarta ndaj kësaj ftese. Dhe ky është veçse fillimi. Do të ecim bashkë, do të ecim mbarë. LDK është shtëpia politike e mërgatës shqiptare”, ka shkruar Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark