Abdixhiku: LDK-ja, e vetmja parti me program qeveritar të detajuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK-ja, e vetmja parti me program qeveritar të detajuar

    Insajderi
    16 January 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar lart përgatitjet e LDK-së për fushatën zgjedhore duke theksuar unitetin dhe përkushtimin brenda partisë.

    Ai shprehu mirënjohje për strukturat dhe lidershipin e LDK-së, duke e cilësuar publikimin para të gjitha partive tjera listën e kandidatëve për deputetë si dëshmi të qartë të organizimit dhe mobilizimit të jashtëzakonshëm.

    “Sa i përket përgatitjes për fushatë, dua t’i falënderoj të gjitha strukturat tona, por edhe nivelin e lidershipit të partisë i cili vazhdimisht ka qenë mbështetës. Pra fakti që kemi dalë të parët me listë për deputetë në përbërje tregon unitetin e brendshëm të partisë. Fakti që kemi futur kryetarët e komunave ka qenë gjetja më e mirë sepse tani edhe komunat ku po garojnë këta kryetarë, kanë mobilizim të jashtëzakonshëm. Si dhe fakti që kemi program politik dy vjet më herët, i cili është i gjallë, e ka lehtësuar pozicionin tonë.” – tha ai në “Pressing”.

    Ai e cilësoi LDK-në si të vetmen parti që ka një program qeveritar të detajuar, në krahasim me partitë e tjera që, sipas tij, paraqesin vetëm manifeste.”

    “Pa dashur t’i ofendoj partitë e tjera. Le të jemi të sinqertë, LDK është e vetmja parti që sot për sot ka program politik. Të tjerat kanë manifeste. Edhe ne kemi manifeste. Manifesti është pjesë hyrëse e programit. Aty i tregojnë orientimet tona të përgjithshme partiake, por program qeveritar të detajuar për sektorë ka vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës. Pra, ne e kemi manifestin, unë mund të flas për manifestin. Kam këshilluar edhe gazetarë e media për atë manifest. Kam folur për polarizimin që tash po na shfaqet. Kam thënë se duhet ta shërojmë Kosovën prej polarizimit. Kam folur për polarizimin kur je në opozitë është edhe mjet politik por kur je në pushtet, është sulm ndaj demokracisë. Kur pushteti polarizon skenën politike, e shndërron mekanizmin e vetë qytetar në sulm ndaj demokracisë. Si ndaj mediat, si ndaj Prokurorisë, si ndaj institucioneve të pavarura siç është Gjykata Kushtetuese.” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark