Abdixhiku: LDK ka vendosur kontakte me administratën e re amerikane për gazifikimin e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK ka vendosur kontakte me administratën e re amerikane për gazifikimin e Kosovës

    Insajderi
    25 January 2025 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër dhe njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për ndërtimin e Centralit me gaz.

    Ai ka thënë se partia e tij, tashmë ka vendosur kontakte me administratën e re amaerikane për gazifikimin e Kosovës.

    “Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për centralin me gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt, me partnerët tanë e aleatët strategjik. Pra, ne parashohim që gazifikimi i Kosovës të ndodhë sa më parë dhe me gazifikimin e Kosovës, të ndodhë edhe ndërtimi i Centralit me gaz. Dhe më lejoni që tani, nga këtu të ju njoftoj e tregoj se Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur kontaktet me administratën e re amerikane, administratën e Presidentit Trump për gazifikimin e Kosovës, që në vitin e parë”, ka thënë Abdixhiku mbrëmë në tubimin në Malishevë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark