Abdixhiku: LDK nuk do të bëhet pjesë apo vagon i njërës palë apo tjetrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK nuk do të bëhet pjesë apo vagon i njërës palë apo tjetrës

    Insajderi
    14 April 2025 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK nuk do të bëhet pjesë e njërës palë apo tjetrës.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet pjesë e njërës palë apo tjetrës, ku do të jemi vagon përcjellës i njërës apo tjetrës parti”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus të RTV Dukagjini.

    Unë kam bindje konkrete. Kam pasur letër dhe e kam refuzuar. Unë nuk bëjë pazare, kështu s’bëhet qeveria”, ka thënë Abdixhiku kur u pyet pse nuk ka bërë përpjekje për t’u bërë bashkë me partitë tjera opozitare.

    “Unë dhe LDK ia njohim të drejtën e të parit, dhe raundin e dytë nuk e përjashtojmë që ne të marrim mundësinë për të krijuar shumicë”, ka thënë Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark