“Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte!”, kështu është shprehur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidati për kryeministër, ndërsa ka falënderuar mbështetësit nga mërgata për përkrahjen e jashtëzakonshme.
Ai e përshkroi momentin si këtë moment si “Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.”
Me plot 105,000 të regjistruar nga të gjitha etnitë dhe vetëm edhe një orë e gjysmë kohë të mbetur për përmbylljen e procesit, kryetari theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë moment historik.
Ai shprehu mirënjohje të thellë për 40,000 mbështetësit që janë regjistruar deri tani, duke e konsideruar këtë si hapin e parë drejt fitores.
“Ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për të përshkruar gjithë mirënjohjen për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!” – deklaroi kryetari.
Ai u bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë të ndjekin kanalet zyrtare të komunikimit dhe të përfshihen në procesin e votimit, duke theksuar rëndësinë e çdo vote.
“Sepse vota juaj është ndryshim! Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!” u shpreh ai.