![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin më të madh elektoral përmbyllës, i cili do të mbahet në sheshin ‘Skenderbe’ nga ora 18:00.
Ai tha se sot do ketë festë pasi do shënohet kthesa e rëndësishme për Kosovën.
“Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.
Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!”, shkroi ai.