Abdixhiku mbetet pa fjalë nga tubimi në Rugovë: Ndjenja në këtë sallë ishte e fitores – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku mbetet pa fjalë nga tubimi në Rugovë: Ndjenja në këtë sallë ishte e fitores

    Insajderi
    19 January 2025 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fshati Rugovë e Pejës po i kthehet besimit të LDK’së.

    Abdixhiku këtë e ka thënë pas një tubimi në Rugovë të Pejës, duke shpërndarë fotografi me veshje tradicionale rugovase me simpatizantë të LDK’së.

    “Rugovë! Pa fjalë! Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Muhaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores.

    ‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta! ‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë! Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë!

    Pa fjalë! Plot emocion! Rugova po kthehet fort! Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark