Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku mbledh ekipin për kryeqytetin: Punë e punëtori, Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

    Insajderi
    11 July 2025 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LDK-ja ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Pas konfirmimit se Përparim Rama do të garojë sërish për postin e kryetarit të kryeqytetit, kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur ekipin që do të udhëheqë fushatën në terren.

    “Ky është vetëm fillimi,” ka thënë Abdixhiku, duke theksuar se tashmë ka nisur puna konkrete për të përmbyllur programin zgjedhor dhe për të çuar përpara vizionin e LDK-së për Prishtinën.

    Abdixhiku ka shtuar: “Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.” Sipas tij, skuadra që është vënë në lëvizje është e përkushtuar dhe me kapacitet të plotë për të çuar LDK-në drejt fitores në kryeqytet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark