Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë, ku është finalizuar strategjia zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Abdixhiku njoftoi për përfundimin e orarit elektoral dhe përgatitjeve për hapjen e madhe të fushatës, duke e cilësuar këtë moment si një “moment historik për vendin”.
“Mbajtëm takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve. Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme. Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani!” shkroi ai.
Ai falënderoi strukturat partiake për angazhimin në “Turneun e Ndryshimit” dhe kërkoi përkushtim maksimal në përgatitjet për zgjedhje.
“LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt!” u shpreh Abdixhiku.