Abdixhiku mbledh shtabin zgjedhor: Jemi gati, fitorja e madhe e LDK-së po vie më 9 shkurt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku mbledh shtabin zgjedhor: Jemi gati, fitorja e madhe e LDK-së po vie më 9 shkurt

    Insajderi
    08 January 2025 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një takim me kryetarët e degëve nga të gjitha rajonet e Kosovës.

    Abdixhiku thotë se ky takim shënon një moment të rëndësishëm, duke konfirmuar përbashkimin, fuqinë dhe gatishmërinë e LDK-së për të sjellë ndryshimin e madh që do të nisë me 9 shkurt.

    Në fjalën e tij, Abdixhiku theksoi se Lidhja Demokratike është një forcë e ringritur, me rrënjë të forta dhe degë të fuqishme.

    Ai shtoi se besimi qytetar ndaj LDK-së është në rritje, dhe kjo ka krijuar një momentum të paprecedentë për ndryshim në vend.

    “Ne po e udhëheqim valën e ndryshimit me një energji të jashtëzakonshme, falë mobilizimit qytetar dhe përkrahjes që po e marrim në çdo fshat dhe qytet”, deklaroi Abdixhiku.

    Sipas tij, LDK është e gatshme të fitojë, me një program të bazuar në ekspertizë të thellë, si dhe me angazhimin për të krijuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Programi “Rruga e Re”, i hartuar nga 270 ekspertë, do të sjellë ndryshime të thella dhe përmirësime të menjëhershme për çdo familje kosovare.

    Abdixhiku e mbylli fjalimin duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen për të sjellë ndryshimin e madh në 9 shkurt.

    “124 është numri i ndryshimit, dhe 9 shkurti është dita e fitores!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark