×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku me fjalim emocional para grave: Gratë lënë gjithçka të tyre, që të tjerët të kenë gjithçka

    Insajderi
    18 December 2024 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një fjalim emocional në “Turneun e Ndryshimit”, që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

    Është vërtetë kënaqësi, nder e privilegj i veçantë, të jem pjesë e organizmit më të madh tëgruas politike në Kosovë, në organizimin e sotëm të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Fillimisht ai ka kërkuar falje për mungesën e bashkëshortes së tij, Albinës.

    “Ajo rëndom nuk mungon në ngjarje si këto, por sonte, familja jonë e vogël kishim një ngjarje tjetër mu në të njëjtën kohë, mu në të njëjtën orë. Ajo, si një nënë e përkushtuar që është, po qëndron si prind i vetëm, në sallën ku një grua e ardhme, vajza jonë Era, mbanë performancën e vallëzimit të saj. E quan performancë të jetës këtë, ndonëse jeta e saj ende s’ka mbushur njëdekadë”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se vajza e tij si shumë vajza tjera në Kosovë, ëndërrojnë që të jenë të lira, të suksesshme e të pavarura.

    “Vajza ime para vetes ka modelin e jetës, nënën e saj, e cila, përveç sakrificës që bën në mbështetjen time, duhet të gjejë dhe kohën në mbështetjen e ëndrrimtares vallëzuese”, tha ai.
    
Abdixhiku tha se në këtë lidhje, e sheh gjithë madhështinë e gruas.

    “Një grua që mbështetë një burrë, një grua qëmbështetë një vajzë, një grua që lë gjithçka tësaj, që të tjerët të kenë gjithçka! Në historinë e Erës dhe Albinës, gjejë gjithëhistorinë e grave e vajzave kosovare”, tha ai.

    Kjo histori e bukur e juaj, tha Abdixhiki “duhet të jetëinspirim i yni sot, një inspirim që na jep forcë e fuqi, të gjithë bashkërisht, të bëjmë ndryshim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark