Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kamenicës gjatë një takimi të zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Duartrokitjet dhe përkrahja e fuqishme që mori Abdixhiku nga banorët e kësaj komune, sipas tij, janë një tregues i qartë i vullnetit të popullit për ndryshim dhe një reagim ndaj një pushteti që po humb terrenin.
“Duartrokitjet e popullit janë zanafillë e panikut të pushtetit në ikje. Ata e dinë se koha e tyre ka mbaruar dhe se populli po kërkon ndryshim,” tha Abdixhiku gjatë fjalës së tij.