×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku me porosi për keqpërdoruesit e pushtetit: Ndryshimi i madh po vjen Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Insajderi
    27 November 2024 - 21:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e kanë mundësinë që më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, të zgjedhin për ndryshimin që e meritojnë.

    Nga ‘Turneu e Ndryshimit’ që u mbajtë në Suharekë, Abdixhiku tha se qytetarët duhet të zgjedhin për për mësuesit, mjekët, punëtorët e shërbyesin që marrin lëmoshë dhe s’ka kush t’i dëgjojë.

    “Është koha të zgjedhni për ushtarët e policët që ja dalin vet në përballje me terroristë, por nuk ja dalin dot në përballje me përditshmërinë – prandaj dhe duhet të protestojnë. Ushtarë e policë në protestë – këtë pamje s’mund ta pranojmë, s’do ta pranojmë, s’do ta tolerojmë”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se po ashtu se “është koha të zgjedhni për ata bujq, që nuk kanë motra e vëllezër në Ministri për t’i marrë grantet nga 100 mijë”.

    “Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh! Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni paratë cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim”, tha Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark