Abdixhiku nga Novobërda: Ky vend përrallor i lënë pas dore, do të kthehet në atraksion turistik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku nga Novobërda: Ky vend përrallor i lënë pas dore, do të kthehet në atraksion turistik

    Insajderi
    14 January 2025 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

    Abdixhiku theksoi rëndësinë e barazisë për të gjithë qytetarët, duke deklaruar se “nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne.” Gjatë tubimit, Abdixhiku prezantoi projektet dhe idetë e LDK-së për katër vitet e ardhshme.

    “Edhe në Komunën e vogël të Novobërdës mbajtëm tubim. Edhe këtu, pas një kohe të gjatë, na pritën me plot ngrohtësi. Qëndruam këtu si dëshmi se nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne. Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme! Bajrush Ymeri, është kandidati i vetëm nga kjo Komunë – në gjithë Kosovën, për deputet në Kuvendin e vendit. 124 është numri ynë! 9 shkurti është festa jonë!” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark