Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës

    Insajderi
    19 June 2025 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me krijimin e një shumice të re për formimin e Qeverisë.

    Abdixhiku tha se vendi po përjeton krizë politike, pasi sipas tij, deputetët po mblidhen me vetëdije të plotë se nuk do të ketë ndryshim, ndërsa në prapaskenë nuk po zhvillohet asnjë përpjekje reale për ndërtimin e një shumice parlamentare.

    Ai kritikoi idenë që krijimi i Qeverisë të bazohet thjesht në numra të siguruar pas procesit, duke theksuar se një qasje e tillë nuk është serioze.

    “Nuk parapëlqej logjikën ‘më sillni 19 numra, pastaj unë bëj çfarë dua’. Politika nuk është një vagon që shtyhet,” tha Abdixhiku në emisionin Debat Plus në Dukagjini.

    Duke komentuar më tej rolin e aktorëve në prapaskenë, Abdixhiku u shpreh se vetëm Emilia Rexhepi, si kryetare e Partisë së Re Demokratike, mund të flasë në emër të saj – jo Memli Krasniqi.

    “Le të themi shumë qartë – për Partinë e Re Demokratike flet Emilia Rexhepi, jo Memli Krasniqi. LDK-ja e merr si deklaratë zyrtare atë që vjen nga kryetarja e partisë. Memli mund të flasë për 24 deputetët e PDK-së,” tha ai përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark