Abdixhiku në Barilevë: Ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet me 1.5 miliard euro investime për vetëm 4 vjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku në Barilevë: Ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet me 1.5 miliard euro investime për vetëm 4 vjet

    Insajderi
    22 January 2025 - 22:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zhvilloi takimin e fundit për sot me qytetarë në fshatin Barilevë të Prishtinës.

    Abdixhiku çmoi mbështetjen e zjarrtë dhe interesimin e madh të banorëve të këtij fshati, duke theksuar se programi “Rruga e Re” do të sjellë 1.5 miliardë euro investime në katër vite, me synimin për të rigjallëruar ekonominë e Prishtinës.

    “BARILEVA, fshati periferik i Prishtinës, ishte ndalesa jonë e fundit për sot. Pritje e ngrohtë, mbështetje e zjarrtë, interesim i jashtëzakonshëm në këtë fshat që njihet si hambar i Prishtinës. Si asnjëherë më parë! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Populli është i qartë tashmë! Familjet punëtore të Barilevës, si dhe çdo lokacion tjetër i Kryeqytetit, do të përfitojnë më së shumti nga programi ynë ‘Rruga e Re’. Me 1.5 miliard euro investime në vetëm 4 vjet, ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet siç e ka merituar gjithherë! I lumtur tej mase me momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë. Tashmë kjo gjendje është frymë; dhe atë frymë e fortë e ndryshimit! Faleminderit Barilevë. Donjetë, Ismet e Fadil, vazhdoni punën e mirë!” – ka shkruar Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark