Abdixhiku: Ne e ëndërrojmë Kosovën, Kurti e përdor atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Ne e ëndërrojmë Kosovën, Kurti e përdor atë

    Insajderi
    26 July 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se Kurti e përdor Kosovën, përderisa të tjerët e ëndërrojnë.

    Sipas tij Kosova nuk e njeh gjuhën e urrejtjes. Nuk guxon ta normalizojë politikën e propagandës dhe mediokritetit si triumf.

    ‘’Sot përmbyllim afatin 30-ditor. Me keqardhje për vendin. Me keqardhje për shtetin. Dhe mbi të gjitha, me keqardhje për nevojat e popullit tonë. Qytetarët e panë: mund t’i ketë edhe 48 deputetë, por nuk vlen! Herën tjetër – dhe ajo herë po afrohet – pas zgjedhjeve lokale, para kutive të votimit, pyetni veten: çfarë do t’u themi fëmijëve tanë, kur një shoqëri dikur moderne, një shtet dikur ëndërrimtar, një vend i ndërtuar me mundin e një gjenerate të artë, u bë pre e popullizmit dhe mediokritetit’’, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark