Abdixhiku: Në fushatë kam dhënë projekte që janë zgjidhje për Kosovën, e jo të kërkoj 500 mijë vota – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Në fushatë kam dhënë projekte që janë zgjidhje për Kosovën, e jo të kërkoj 500 mijë vota

    Insajderi
    08 February 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje për sigurimin e 500 mijë votave, duke vënë në konstrast qasjen e tij krejtësisht tjetër në fushatën e tij, duke e parë “detyrën e kryeministrit si shërbim ndaj njerëzve.”

    Abdixhiku tha në “Presing” se ai qytetarëve ua ka prezantuar një program të cilin, së bashku me ekipin e tij, e beson si “zgjidhje të Kosovës.”

    “Këta besojnë që populli duhet me bë për ta. Unë nuk kam dalë në fushatë me thanë m’i jepni 500 mijë vota. Unë kam dalë në fushatë me thanë që po ua japi qeto projekte që unë besoj se me ekipin tim i kemi gjetur si zgjidhje të Kosovës. Kjo është qasje bazike e kuptimit që ti je në shërbim. Pra unë e kuptoj detyrën e kryeministrit si shërbim ndaj njerëzve, e jo si domosdoshmëri e njerëzve në shërbim ndaj meje.” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark