Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka reaguar zyrtarëve ministrorë nga Lëvizja Vetëvendosje, për siç thotë sulmet ndaj Hykmete Bajramit.
Abdixhiku shprehet se ajo po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit.
”Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!
Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!
Hykmete Bajrami është zonjë e fortë!
Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!”.
Reagimi i plotë:
Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!
Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!
Hykmete Bajrami është zonjë e fortë!
Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!