Abdixhiku: Në Republikën tonë, grupet në Whats App nuk janë për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin ligj e shtet – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: Në Republikën tonë, grupet në Whats App nuk janë për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin ligj e shtet

    Insajderi
    03 February 2025 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Lipjan ka folur për përfshirjen e qeverisë së Kosovës në bisedat për tenderat milionëshe në KEK, që janë bërë në shkelje me ligjin.

    Sipas tij, Whats Appi përdoret për të parë si janë miqtë, fëmijët e familja dhe jo për të kurdisur tenderë 36 milionë mes shokëve që s’njohin as ligj e shtet.

    “Pra, Whats Appi në LDK është për familje; jo për mafi energjetike! Por le ta themi qartë, për gjithë këta të paditur, që kur kanë hypë mbi shtet e kanë paramenduar veten si të plotfuqishëm, sa dhe tenderët i kanë kurdisur haptas e kaq lehtë. Le ta themi qartë, që të na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark