Abdixhiku në Strellc të Deçanit: Nuk janë thjesht salla të mbushura plot, janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë Kosovën – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku në Strellc të Deçanit: Nuk janë thjesht salla të mbushura plot, janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë Kosovën

    Insajderi
    05 February 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim madhështor në Strellc të Deçanit, ku u prit me një mbështetje të madhe nga qytetarët.

    Në një postim në Facebook pas takimit, Abdixhiku theksoi se mbështetja masive në këto takime nuk është vetëm një pjesëmarrje numerike, por një shenjë e një “lëvizjeje të shpresës” që po përfshin gjithë vendin.

    “Kështu na pritën në Strellc të Deçanit. Kështu e nisëm ditën sot! Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës Kjo frymë dhe ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë për Kosovën e ëndrrave. Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit, dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues duke filluar me 9 shkurt! Falemnderit Jeton për organizimin shembullor, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Armend Zemaj, Fadil Hadergjonaj, Hysen Çekaj, Zeqir Gjukaj e Demokrat Ganijaj! Me 9 shkurt festojmë! Fitore, dhe asgjë më pak! Po vazhdojmë në Istog, në tërmetin elektoral të radhës! – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark