Abdixhiku në tubimin me gratë e Gjilanit lexon fjalimin që ia shkroi gruaja e tij: E ardhmja është e grave të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku në tubimin me gratë e Gjilanit lexon fjalimin që ia shkroi gruaja e tij: E ardhmja është e grave të Kosovës

    Insajderi
    01 February 2025 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur me gra të Gjilanit, tregoi se fjalimin sot, ia besoi gruas së tij, Albinës, e cila ia shkroi Abdixhikut.

    Sipasj tij ‘’Me gjithë këtë fushatë, takime, rrugëtime, debatet me burrat që mendojnë se dinë gjithçka – mendova: “Kush është më e zonja për ta bërë këtë punë?’’. Dhe e lashë në duartë e Albinës, bashkëshortes’’, potencoi Abdixhiku para grave.

    ‘’Prandaj, për të gjitha gratë e Gjilanit: A jemi gati ta marrim fatin tonë në duar? A jemi gati t’i lëme burrat pak anash dhe të tregojmë si bähen gjerat si duhet? Nese po – atëherë te ecim perpara! Sepse e ardhmja nuk është vetëm e Kosovës… e ardhmja është e grave të Kosovës’’, deklaroi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark