Abdixhiku nga Krusha e Madhe: Që në vitin e parë të qeverisjes do t’i bëjmë sigurimet bujqësore për gjithë Republikën e Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku nga Krusha e Madhe: Që në vitin e parë të qeverisjes do t’i bëjmë sigurimet bujqësore për gjithë Republikën e Kosovës

    Insajderi
    25 January 2025 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me qytetarët në Krushë të Madhe, ka theksuar se partia e tij po ecën drejt një momentumi historik që nuk mund të ndalet.

    “Takimi i dytë, Krushë e Madhe! 📍🔥
    Edhe këtu u bëmë një!

    Një gjë është e sigurt: nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së, dhe ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt!

    Sepse rrënjët tona janë të forta, thirrja jonë është e fuqishme, dhe hapi ynë është i pandalshëm!” – tha ai.

    Abdixhiku u zotua se bujqëve do t’u mundësohen sigurimet bujeqësore që në vitin e parë.

    ‘’Bujqit tanë kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për dyfishim të subvencioneve dhe jo pakësim të tyre. Kanë nevoje për sigurime shëndetësore, që të mbroheni nga fatkeqësitë natyrore. Brenda vitit të parë të qeverisjes sonë do t’i keni sigurimet bujqësore për të gjithë Republikën e Kosovës.” – tha Abdixhiku gjatë fjalimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark