Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbajti takimin e fundit elektoral për ditën e sotme në lagjen Ortakoll në qendër të Prizrenit.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se takimi me banorët e kësaj lagje “na tregoi se edhe zemra e Prizrenit është një me LDK-në, ashtu si është e tërë Kosova!”
“Mbështetja qytetare si kjo sonte na ngarkon me përgjegjësi, dhe na jep forcë e vendosmëri! Dhe këtij fisnikërimi që buron nga populli ne do t’i përgjegjemi me infrastrukturë më të mirë, ekonomi më të fortë, shëndetësi e arsim modern, dhe mundësi për të rinjtë! Bashkë për fitoren e madhe, dhe për asgjë më pak!” – tha ai më tej.