Abdixhiku: E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku: E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare

    Insajderi
    30 January 2025 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në Prizren ka thënë se fitorja e madhe tashmë ka nisur.

    Sipas tij, sallat po janë të vogla për pjesëmarrjen e madhe.

    ‘’Fitorja e madhe tashmë ka nisur!Para disa ditëve mora zemër në Pejën e bukur të Dukagjinit. Vazhduam në Ferizaj, e mbrëmë në Fushë Kosovë. Sonte në Prizren, është e qartë se LDK-ja është ngritur tashmë në këmbë. Sallat janë të vogla për pjesëmarrjen tonë të madhe. E djathta po rikthehet në qeverisjen e ardhshme atdhetare. Mbani mend 3 numra të fitores, 124.

    124 është numri ynë. Lidhja Demokratike e Kosovës është emri ynë. Republika e Kosovës është ëndrra jonë. Prizreni është shtyllë e madhe e ringritjes sonë. Pa Prizren nuk ka LDK. Pa LDK nuk ka as Prizren.Mbani mend 3 numra të fitores, 124’’, ka thënë Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark