Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Është vetëm lugu i Baranit, në Karagaç do të ketë tërmet të djathtë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Është vetëm lugu i Baranit, në Karagaç do të ketë tërmet të djathtë

    Insajderi
    17 January 2025 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lugu i Baranit u shndërrua në qendër të përkrahjes masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Pejë.

    LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Nuk është tubimi qendror në Pejë! Është vetëm LUGU I BARANIT! E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani! Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani! Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen! Karagaç bëhu gati për 24 janar! Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark