Abdixhiku nga tubimi i madh në Istog: Jemi vetëm 4 ditë larg fitores – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku nga tubimi i madh në Istog: Jemi vetëm 4 ditë larg fitores

    Insajderi
    05 February 2025 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot tubimin e madh në qytetin e Istogut. Gjatë fjalimit Abdixhiku deklaroi se janë vetëm 4 ditë larg fitores.

    “Në këtë kala të pamposhtur, në këtë shtëpi tonën, ja ku jemi sërish, në prag, mu në prag të fitores së madhe, për të marrë bekimin tuaj, për të marrë motivin tuaj, për të marrë mbështetjen tuaj, për t’i prirë Kosovës në katër vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku.

    “Sepse, siç e kemi shumë të qartë tashmë, kohërat dhe ndryshojnë, gjërat dhe lëvizin, akterët vijnë e shkojnë, por një gjë mbetet e pandryshueshme, mbetet gjithnjë e njëjtë. Domosdoshmëria që LDK dhe populli të jenë një, mbetet mbi cdo kohë, mbi cdo epokë, mbi cdo gjë”, vazhdoi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark