Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim masiv në fshatin Gjonaj të Hasit.
Abdixhiku theksoi se “Kryengritja e djathtë po ndodhë”, duke vlerësuar përkushtimin e banorëve të Hasit.
Abdixhiku premtoi projekte ambicioze për zhvillimin e kësaj zone, duke theksuar se LDK është tashmë “një lëvizje e shpresës dhe besimit.”
“Vazhduam në fshatin Gjonaj të Hasit, në tjetër tubim masiv! KRYENGRITJA E DJATHTË po ndodhë!
LDK është dashni! Fshatrat e Hasit kanë qenë gjithmonë shembull i punës së palodhur dhe të ndershme, prandaj bashkë do të angazhohemi për zhvillimin e kësaj ane me projekte e iniciativa ambicioze për të ardhmen. LDK-ja tashmë është një lëvizje e shpresës dhe e besimit, me program të qartë zhvillimor, me ekip të vendosur e të përkushtuar, dhe me mobilizim të jashtëzakonshëm qytetar për ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt. Ndryshimi po vjen, fitorja është afër!”