Abdixhiku nga tubimi masiv në Prizren: Gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer ndaj LDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku nga tubimi masiv në Prizren: Gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer ndaj LDK-së

    Insajderi
    29 January 2025 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar mobilizimin e saj në terren, duke mbajtur një tubim masiv në Prizren. Kryetari dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u prit me entuziazëm nga qytetarët.

    Abdixhiku e cilësoi Prizrenin si “djepin e Lidhjes” dhe tha se entuziazmi i qytetarëve konfirmon “momentumin e pamohueshëm.”

    PRIZRENI DJEP I LIDHJES!✌️ Në Prizrenin e historisë, traditës dhe trashëgimisë – gjetëm brohoritjet e besimit të rikthyer qytetar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga Prishtina në Ferizaj, nga Peja në Gjakovë, dhe në çdo qytet dhe fshat rreth Kosovës, dhe sonte këtu në Prizren – momentumi i LDK-së është i pamohueshëm! Është i padiskutueshëm! Sepse këto nuk janë tubime të zakonshme, por janë manifestimet e një lëvizjeje në rritje! Një lëvizje plot shpresë, krenari dhe vendosmëri, për ëndrrat dhe idealet e qytetarëve tanë të mrekullueshëm që duan dhe meritojnë jetë më të mirë!” – ka shkruar Abdixhiku.

    Ai theksoi se qytetarët e Prizrenit nuk presin ndryshimin, por duan ta udhëheqin atë.

    Prapa dorështrëngimeve të shumta, buzëqeshjeve plot shpresë, dhe thirrjeve të njëzëshme, shkëlqen dëshira e zjarrtë për ndryshimin e madh që do ta sjellim bashkë. Sepse Prizreni nuk e pret ndryshimin të vijë – ai don ta udhëheqë atë!” – tha ai.

    Abdixhiku bëri të ditur se para qytetarëve prezantoi programin e tij politik “Rruga e Re”, të cilin e cilësoi “program vizionar” për transformimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Prandaj, edhe në Prizren fola për të ardhmen që do ta ndërtojmë bashkë! Fola për projektet ambicioze në programin tonë vizionar ‘Rruga e Re’, i cili do ta transformojë jetën e secilit qytetar në Kosovë dhe të cilin do ta realizojmë me ekipin tonë të përbërë nga profesionistë të përkushtuar e të vendosur.” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark