Abdixhiku nga tubimi masiv në sheshin e Podujevës: Fitore dhe asgjë më pak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku nga tubimi masiv në sheshin e Podujevës: Fitore dhe asgjë më pak

    Insajderi
    07 February 2025 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, në tubimin e madh në sheshin e Podujevës tha se Llapi e paska mbushur një shesh të tanë.

    Sipas tij, Rugovistët janë bërë bashkë dhe janë çu në kambë, e s’ka asgjë që i ndalë.

    “Llap, e paskeni mbushur një shesh të tanë!

    Nuk paska nevojë të marrim fotografi nga tubimi në Gjilan! Llap çka keni bo kështu Llap?! Na shihni për pak! Na dëgjoni mirë e mbarë! Nga Dukagjini në Anamoravë. Nga Anamorava deri në Llap. Rugovistat janë bo bashkë e janë çu në kambë! S’ka më asgjë që i ndalë”, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark