Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë javë, “Turneu i Ndryshimit” do të vazhdojë me vizita në katër qytete të tjera të Kosovës.
Abdixhiku ka theksuar se aktivitetet do të zhvillohen në qytetet e Prizrenit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Ferizajt.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar: “Republika jonë është vet ëndrra jonë! Është projekti ynë! Ndryshimi sot është misioni ynë!”, duke u shprehur i bindur se ndryshimi është një mision i përbashkët i qytetarëve të Kosovës.