Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zgjedhur që përmes një video t’ia numërojë premtimet e dhëna të Qeverisë Kurti, e të cilat sipas tij nuk janë përmbushur.
Përmes kësaj video, Abdixhiku e quan Qeverinë Kurtin arrogante e të paaftë.
Ai thotë se do t’i numërojmë të gjitha dështimet e Kurtit, si një rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë.
Kjo video e Abdixhikut vjen pasi po afrohet përvjetori i dytë i fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ia dhanë drejtimin e Qeverisë së Kosovës Lëvizjes Vetëvendosje.