Abdixhiku pas tubimit madhështor: Do të investojmë mbi 250 milionë euro në Pejë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku pas tubimit madhështor: Do të investojmë mbi 250 milionë euro në Pejë

    Insajderi
    26 January 2025 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tubimit madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ndau pamje nga pjesëmarrja masive, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen teksa shpalosi vizionin e tij për të ardhmen.

    Ai e cilësoi këtë moment si një “kryengritje të djathtë kombëtare.”

    “PEJË, LULE E DUKAGJINIT! Sa i bukur Karagaçi i mbushur plot! Peja, na dha sot zemër, na dha sot forcë, na dha sot besim; dhe ky moment, kjo datë e kjo ditë, do të mbahet në mend si momenti i kryengritjes së djathtë kombëtare! E kemi ditë se Peja është një me LDK-në, por na paska marrë malli me u ju pa kështu, kaq shumë e kaq të bashkuar, në një moment vendimtar si ky, kur e ardhmja e vendit e pret 9 shkurtin e fitores sonë.” – ka shkruar Abdixhiku.

    Lideri i LDK-së shpalosi disa nga projektet kryesore që Lidhja Demokratike e Kosovës synon të realizojë në katër vitet e ardhshme.

    “Në Pejë, si në çdo tubim tonin, fola për projektet dhe investimet tona për zhvillimin e vendit. Fola për të ardhmen! Do ta përfundojmë magjistralen e Pejës, që lidh Prishtinën me Dukagjinin, dhe do ta shndërrojmë Dukagjinin në perlë të turizmit malor me investim €50 milionësh për ndërtimin e Qendrës Borea brenda mandatit. Do ta ndërtojmë Stadiumin e Ri futbollistik të kategorisë së UEFA 4 me 12 milion euro investim, dhe do të investojmë mbi 10 milion euro në Spitalin e Pejës për ta shndërruar atë në një qendër moderne të ekselencës. Do ta ndërtojmë të ardhmen e vendit me mirëqenie e jetë më të mirë për të gjithë – bashkë!” – ka shkruar Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark